Reshjet e shiut shoqëruar me erë të fortë kanë vazhduar këtë të diel përgjatë gjithë paradites në kryeqytet.

Për pasojë, është fryrë lumi Lana dhe janë përmbytur disa rrugë. Nga era e fortë janë thyer disa pemë, ndërsa punonjësit e bashkisë kanë bërë pastrimin e rrugëve.

Reshjet e shiut vijojnë ende, për këtë arsye pritet që sutata të përkeqsohet. Ndërkohë në të gjithë vendin moti i keq ka sjellë probleme dhe përmbytje. Qarqet më problematike janë Lezha dhe Shkodra, teksa në Theth ka patur rrëshqitje dheu./ TCH