Banorët e fshatit Klos në Mallakastër janë të tronditur nga vrasja e 89-vjeçarit, të cilit grabësit donin t’i vidhnin paratë.
Një ditë më parë, dy të rinj hynë për të vjedhur paratë e të moshuarit Çaush Shehaj, por pasi nuk gjetën shumën e të ardhurave që kërkonin kanë dhunuar 89-vjeçarin dhe bashkëshorten e ti të sëmurë. Çaushi humbi jetën sot, ndërsa gruaja e tij ka plagë të rënda në trup.
Fqinjët tregojnë detaje të rënda nga nga ngjarja, teksa në shtëpinë e çiftit ka shenja gjaku dhe prova të forcës që autorët kanë përdorur, që te thyerja e derës e deri te lëvizja e mobiljeve.
“Në kohën e monizmit ka qenë shitës i zonës. Më duket se i njëjti person ka tentuar para 2 vitesh ta vjedhë. Kanë ardhur parmbrëmë dhe e kanë rrahur. Gruan e ka me sklerozë, ai ishte me zemër. Ata jetonin të dy në banesë, fëmijët i kanë në emigracion në Greqi. Ai kishte një kasafortë të kohës së Enverit, dhe menduan se mos kishte lekë. Por ku ka lekë në këtë kohë?! Shkuan para dy vitesh ta vidhin kasafortën, por s’ja morën dot. I morëm vetëm çiften. Tani shkuan dhe e vranë fare”, tha fqinji/ TCH