Florian Lamçe, 40 vjeç, është ekzekutuar në qendër të qytetit, në afërsi të muzeut etnografik pranë lokal ‘Piazza’. Burime bëjnë me dije se ai ka qenë i dënuar me tre vite burg për akuzën e ‘pengimit të zbardhjes së vërtetës’. Gjithashtu raportohet se vrasja E Lamces është kryer me sende të forta.


Ndërkohë sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Florian Lamçe së bashku me dy persona të tjerë kanë qenë në vendin e ngjarjes të dehur dhe pas një konflikti kanë goditur me shishe dhe mjete të forta njëri-tjetrin.


Për këtë arsye Lamçe ka ndërruar jetë, ndërsa janë shoqëruar në komisariat shtetasit Ardiano Hajdari, 42 vjeç dhe Sokol Sanxhaktari 34 vjeç. Sipas Shqiptarja.com, Sanxhaktari është dhëndri i Qazim Sejdinit, ish-kryetarit të bashkisë së Elbasanit (ne foton poshtë).