Florian Lamçe u vra sot në qendër të qytetit të Elbasanit dhe të dhënat e para e të policisë lidhen për shkak se ishin në gjendje të dehur dhe konflikti ka nisur për motive të dobëta.
Policia thotë se “në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta shtetasit A.H., 42 vjeç, S.S., 34 vjeç, dhe F.L., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan”.
Ky është versioni i policisë, por Florian Lamçe njihet si person me precedentë penalë. Ai ka qenë i dënuar me tre vite burg për akuzën e ‘pengimit të zbardhjes së vërtetës’, si dhe është hetuar edhe për dy plagosje.
Vëllai i Florian Lamçes, Olti Lamçe, është dënuar me 24 vite burg për vrasje. Në vitin 2012, ai vrau pronarin e disko “Tekiles”, Almir Canin. lmir Cani, 37 vjeç, u qëllua me dy plumba pistolete rreth 1 orë pas mesnatës.
Me dt 22.02.2012 në mbrëmje viktima Almir Cani ka qenë në shtëpi dhe është marrë në telefon nga dikush, që është identifikuar si shtetasi Florian Lamçe, i cili i thotë që e priste te lokali (viktima e kishte shtëpinë sipër lokalit). Almiri ka dalë nga banesa e tij dhe ka zbritur poshtë dhe është takuar me të pandehurin Olti Lamçe.
Viktima Almir Cani është qëlluar me sende të forta në buzë dhe në kokë dhe më pas i pandehuri Olti Lamçe i cili ka pasur me vete një armë zjarri pistoletë e ka qëlluar Almirin dy herë duke e plagosur rëndë.
Pasi ka kryer vrasjen personi nën hetim Olti Lamçe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes ndërsa Almir Canin e kanë dërguar menjëherë në spital ku dhe ka gjetur vdekjen. Olti Lamçe u dënua me 24 vite burgim nga Gjykata.