Ka nisur sot seanca për Izet Haxhinë, i cili akuzohet për vrasjen e ish-liderit të Dhjetorit ’90, Azem Hajdari.


Në seancën e sotme, Gazeta Shqip mëson se avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ka kërkuar që të thërrasë një dëshmitare femër që sipas tij cilësohet si kyçe për zbardhjen e asaj që cilësohet si vrasja e shekullit dhe që tronditi shtetin shqiptar. Pikërisht bëhet fjalë për Majlinda Popoviç, ku Azem Hajdarit përdorte numrin e telefonit të regjistruar në emër të saj.


Në një intervistë televizive, Haxhiaj shprehej se “janë të regjistruara. Është numri që ka qenë në emër të Genc Hotit, që ka folur Berisha. Ka folur me 12 dhe 13 shtator me Francën. Në emër të Majlinda Popovic ka qenë regjistruar numri i Azem Hajdarit.


Le të thotë drejtësia me cilin numër e kam marrë unë Hajdarin? Atëherë në Shqipëri ka qenë vetëm AMC dhe faturat kanë qenë të shkruara. Le të më thonë dhe unë i pranoj….” Kërkesa e dytë është thirrja për të dëshmuar të Fatos Klosit, ish-shefit të SHIK. Në datën dy nëntor gjykata duhet të shprehet për dëshmitaret që ka thirrur prokuroria dhe avokati mbrojtjes, ku në listë është edhe emri i ish-kryeministrit Sali Berisha.