Është shtyrë më datë 23 tetor në orën 12:00 seanca për të vendosur për listën e 30 dëshmitarëve në procesin Hajdari. Shkak i shtyrjes është bërë mungesa e avokatit të Izet Haxhisë, Idajet Beqiri i cili nuk është paraqitur në seancë pasi dyshon se është me COVID-19. Në seancë ka qenë i pranishëm Izet Haxhia.
Seanca ishte parashikuar tw mbahet sot në orën 12:00, ndërsa kërkesa për dëshminë e Berishës është bërë edhe nga Prokuroria edhe nga avokati i Haxhisë, Idajet Beqiri. Shkak i shtyrjes është bërë pikërisht mungesa e Idajet Beqiri i cili nuk është paraqitur në seancë pasi dyshon se është me COVID-19. Në seancë ka qenë i pranishëm Izet Haxhia.
Haxhia akuzohet se mori pjesë si bashkëpunëtorë në vrasjen e Hajdari në vitin 1998, ndërsa procesi ndaj tij u rihap pas më shumë se dy dekadave.
Pamjet e filmuara në spitalin ushtarak teksa Zenel Nezaj dëshmitari okuluar i vrasjes së deputetit Azem Hajdari merrte mjekim, u depozituan nga prokuroria si provë në proçesin e rigjykimit të Izet Haxhisë. Me këto pamje prokurori Dritan Nushi kërkoi të pyetet ish kryeministri Sali Berisha, si personi që mori dëshminë e të mbijetuarit okular Zenel Nezaj, mbetur gjallë nga vrasja e Azem Hajdarit më 12 shtator 1998.