Shpallet në kërkim nga policia Arber Murataj, një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Stiven Toshkesi.
Duket se hetimet kanë marrë kthesën e papritur, teksa policia bën me dije se ka kryer kontrollit fizik në banesën e 18-vjeçarit, por nuk e ka gjetur atje.
Gjatë kontrollit në banesë është gjetur edhe një sasi kanabisi dhe është arrestuar kushëriri i Arber Murataj, i cili ndodhej në banesë.
Kujtojmë se ngjarja e cila tronditi opinionin publik pak javë më parë është ende nën hetim nga autoritetet.