Policia e Shtetit ka zbardhur detaje rreth krimeve të Dan Hutrës, që tronditën sot kryeqytetin.

Sipas policisë, Hutra u kap në zonën e Sharrës dhe me vete kishte armën, e cila u verifikua që ishte përdorur për vrasjet në familjen Hysa, e po ashtu dhe të Etleva Kurtit.

Hudra ende nuk është marrë në pyetje, ndërsa Tonin Vocaj drejtori i Policisë së Tiranës, shton se në momentin e arrestimit autori nuk bërë rezistencë dhe nuk ka shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Po ashtu bëri me dije se autori ka lëvizur me një automjet “tip” benz i cili ishte marrë me qira.

“Ngajrja e sotme ka dinamikën si mëposhtë në orën 12:15 autori dan Hutra ka plagosur me thikë shtetasen M.G banuese në Astir. Pas kësaj ngjarjeje ëhstë larguar me mjetin “benz”, dhe rreth orës 12:35 ka shkuar në Kodër Kamëz në banesën e ish-bashjetueses. Ka plagosur me armë zjarri Helena dhe Kujtime Huajn, ka vrarë me armë zjarri Mevlute Hysjan, motrët e ish-bashkëjetueses dhe Hasime daku të fejuarën e kunatit.

Pas kësaj ngjarjeje autori ka lëvizur në rugën e arbrrit, rreth orës 12:48 ka ndaluar tek banesa e familjes Kurti, ka vrarë tleva kurtin. Policia e shtetit ka marrë njoftim në orën e 13:35 minuta. Pas ngjarjes janë ngritur pika kontrolli, janë zhvilluar kontrolle. Falë reagimit të policisë rreth orës 18:35 është bërë arrestimi i Dan HutrasSot kemi marrë shumë telefonata nga qytetarët, vendosëm në dispozicion të dhënat e tij, qytetarët dhanë shumë informacione për këtë drejtim”- tha Tonin Vocaj, drejtori i Policisë së Tiranës.