Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për Axel Hoxha, i cili u vetëdorëzua dy ditë pas vrasjes së 20-vjeçarit Stivens Toshkezi.
Në seancën gjyqësore, Hoxha ka pranuar krimin dhe është mbrojtur përmes avokatit Ardian Kalia.
Një ditë më parë togat e zeza lanë në burg edhe bashkëmoshatarin Ensi Maze, i cili akuzohet për përfshirje në krim. Maze pretendoi ditën e djeshme se ai nuk është i përfshirë në krim dhe se masa e sigurisë ndaj tij ishte jo e drejtë.
Pas vetëdorëzimit dje në polici, Axel Hoxha ka dhënë dëshminë e tij për vrasjen e 19-vjeçarit Stivens Toshkezi në Tiranë.
I riu është shprehur se konfliktet mes tyre kanë qenë të vazhdueshme dhe ka pretenduar se 4 muaj para krimit, 20-vjeçari e kishte dhunuar pas një konflikti mes tyre.
Sipas Axel, viktima e akuzonte se i kishte shqetësuar të dashurën, gjë të cilën e ka mohuar duke thënë se “komunikimin dhe takimet me vajzën ishin të pashmangshme për arsye se ishin në të njëjtën klasë”. Axel Hoxha ka treguar se kishin biseduar me 20-vjeçarin dhe për t’u takuar dhe sqaruar lidhur me konfliktet e mëparshme që kanë pasur, por natën e krimit e kishte parë rastësisht. “Qëllimi ka qenë të bisedonin”, tha ai duke pretenduar se viktima në atë moment ka nisur të flasë me tone të larta, gjë që sipas tij ka agravuar situatën.
18-vjeçari është shprehur se thikën e ka pasur me vete rastësisht. Gjithashtu ka treguar se ai ka treguar se miku i tij, Enzi Maze, i arrestuar pak orë pas ngjarjes nuk kishte lidhje me ngjarjen pasi ka qenë rastësisht i pranishëm.