Një 50-vjeçar, i quajtur Dashamir Muçaj, ka mbetur i plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Fier.
Autori është identifikuar si Altin Nikaj, ndërkohë që Policia ka bërë me dije se ky i fundit është vënë në kërkim.
Mësohet se konflikti ka ndodhur në moment dhe se përplasja ka degraduar në përplasje me armë në një qendër tregtare.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Informacion paraprak
Plagosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij.
Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. N.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.