Detaje të reja janë zbardhur nga dhunimi barbar i të resë keniane, e cila përfundoi në koma në Tiranë.

Mësohet se hetuesit shqiptarë por dhe ata të huaj, janë rikthyer për të dytën herë dhe kanë kryer eksperiment hetimor në hotelin prej nga dyshohet se pasi u dhunua u hodh nga lartësia Joy Aoko, një vajze e re nga Kenia, e cila punonte si krupiere në një kazino në Tiranë.

Grupi hetimor ka rindërtuar vendin e ngjarjes që të mund të përcaktojë rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja që u mbajt e fshehtë për disa muaj.

Ndërkohë në dhomën ku qëndronte vajza si dhe në katin e tretë të hotel Flower janë gjetur fije floku të cilat janë çuar për ekspertim dhe, pritet të zbulojnë shumë çka në lidhje me ngjarjen.

Vajza është larguar pas muajsh qëndrimi në spitalin e Traumës drejt vendit të saj. Policia e prokuroria janë duke pritur edhe përgjigje nga kompanitë celulare pasi iu kanë sjelle tabulatet, por akoma logimet me internetin.