Një 22-vjeçare e identifikuar me inicialet L.Z është larguar së fundmi nga banesa e prindërve të saj. 

Nga njoftimi i policisë bëhet me dije se ka qenë bashkëshorti i të resë, ai i cili ka bërë denoncimin në polici, teksa ka njoftuar se ajo nuk është kthyer më në shtëpi. 

Autoritetet janë duke punuar për gjetjen e të resë. 

Njoftim i plotë:

Më datë 26.12.2022, në Komisariatin e Policisë Vorë është paraqitur shtetasi E. Z., 32 vjeç, i cili ka kallëzuar se bashkëshortja e tij, shtetasja L. Z., 22 vjeçe, është larguar nga banesa e prindërve të saj dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.