Është zhvilluar ditën e sotme seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, në 21 prill të vitit të kaluar.

Sipas burimeve, fillimisht është pranuar kërkesa e bërë nga dy trashëgimtarët e tjerë të viktimës Pjerin Xhuvani, për të marrë pjesë në këtë proces.

Nga ana tjetër, gjyqtarët kanë refuzuar kërkesën e avokatëve të Paplekajt, për ndarjen e dosjes së të akuzuarit nga policët e pezulluar për këtë çështje.