Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur sot në Korçë, ku një 23-vjeçar u plagos me thikë në bark. Raportohet se i riu është përfshirë në një konflikt me një person tjetër, për shkak të një borxhi prej 100 mijë lekësh. 23-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arritur të identifikojë autorin dhe është vënë në ndjekje të tij, ndërsa po merret edhe dëshmia e të plagosurit për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.