Policia ka hedhur dritë mbi hetimet e atentatit të Leartiad Lekaj (Kekaj) 41 vjeç, i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë 

Sipas burimeve, dyshohet se 3 persona morën pjesë në atentatin e 41-vjeçarit, një shoferë dhe dy qitës. Njëri qitës ka qenë në vend të parë të makinës dhe tjetri mbrapa, teksa viktima është qëlluar me 6 plumba në trup dhe në kokë.

“Audi” më pas është larguar me shpejtësi duke dalë në hyrje të qytetit, në rrugën e Lumit. Autorët kanë djegur në aksin Kotë-Sevaster makinën dhe më pas janë larguar me një tjetër mjet duke përfituar nga zona e shkretë dhe errësira.  Ngjarja ka zgjatur rreth 15 minuta maksimumi.