Greqia u trondit ditën e sotme nga një ngjarje tragjike, teksa dy trena u përplasën duke u marrë jetën 40 personave dhe duke lënë të plagosur shuam të tjerë.

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe raportoi nga vendngjarja për emisionin “Zona Zero” se 8 shqiptarë janë plagosur, ndërsa shkak i aksidentit ka qenë një gabim njerëzor, pasi drejtuesi në stacion i ka dhënë dritën jeshile për të kaluar trenit të gabuar.

Bibe shtoi po ashtu se tragjedia mund të ishte akoma më e madhe, nëse vagonat e trenit do të përfundonin në një humnerë që ndodhej aty pranë.

“Janë në rrezik për jetën dy 23-vjeçarë, teksa nga vendngjarja po hiqen pjesët e fundit. Një person është ende i zhdukur, thonë që ndodhet në tren. Thuhet se shkak është gabim njerëzor. Drejtuesi në stacion ka dhënë komandat e gabuara. Në vend që ti jepte sinjalin e dritës jeshile trenit që udhëtonte nga Selaniku, i ka dhënë trenit që ushtonte nga Athina për në Selanik. Treni ka marrë shpejtësinë, dhe më pas janë përplasur. Duhet të them që ka qenë fat që trenat nuk janë rrëzuar në humnerën që ndodhet pak më larg pikës së aksidentit. Nëse kjo do kishte ndodhur, tani do flisnim për qindra të vdekur, sepse nuk ka mundësi shpëtimi.

Minsitri i infrastrukturës ka dhënë pak më parë dorëheqjen, duke deklaruar se për nder të viktimave dhe përgjegjësisë së lartë për këtë ngjarje, ai duhet të dorëzojë detyrën.”- deklaroi Artur Bibe.