Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e këtij aksidenti tragjik kanë ndërruar jetë 32 persona si dhe 85 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Zëdhënësi i shërbimit të zjarrfikëses, Vassilis Varthakogiannis, është shprehur se në njërin prej trenave ishin mbi 350 udhëtarë, ndërsa tjetri ishte tren mallrash. Përplasja kokë më kokë ndodhi pak para mesnate, me orën lokale greke, në Tempi, pranë qytetit qendror Larissa.

Varthakogiannis shtoi se po punohet për të nxjerrë personat e tjerë nga vagonët. Në terren ndodhen 150 zjarrfikës me 17 mjete, si dhe 20 ambulanca.

Treni i udhëtarëve ishte nisur nga Athina për në Selanik, shtoi Varthakogiannis.