Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri arriti të fitonte mandatin e kryebashkiakut në bashkinë Himarë, edhe pse nga qelia e burgut.
I pyetur nëse Beleri dop të arrijë ta “gëzojë” këtë mandat, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh se Beleri është kandidat fitues, i mandatuar nga zgjedhësit për të drejtuar këtë bashki. Ai shtoi se situata e tij juridiko penale nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor.
“Ai është kandidat fitues. Nëse nuk do ketë kontestime dhe do të konfirmohet ky rezultat deri tani ai konsiderohet i mandatuar për të drejtuar bashkinë. Situata e tij juridiko penale nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor. Më tej do të flasim nëse do të ketë zhvillime të reja”, deklaroi ai.