Vijojnë hetimet për zhdukjen e Eglant Koçit, ndërsa në media janë publikuar analiza dhe deklarata të reja nga ekspertë dhe gazetarë lidhur me dinamikën e mundshme të ngjarjes. Të ftuar në emisionin “Shqipëria Live” gazetari Ervin Leka dhe pedagogu Kreshnik Myftari kanë shprehur se ende nuk është policia e qartë për arsyen e ngjarjes së rëndë.
Gjithashtu krimi i mundshëm nuk është i mirëorganizuar pasi ka ndodhur në moment nxehtësie dhe ka lënë gjurmë pas.
” Nuk është vrasje e mirëmenduar sepse ka ndodhur aty për aty, nuk dihet mirë as shkaku që mund të jenë bizneset apo paratë me fajde. Zakonisht po të ishte e mirëmenduar do ishte shtruar “plasmasi” për të mbuluar gjurmët mos të kishte gjak”, shpjegoi Kreshniku.
A po kërkojnë një person të humbur apo kufomë?
“Ekzistojnë të dyja mundësitë por nga çfarë është mbledhur pritet të gjendet një trup”, tha gazetari Ervin Leka.

