Ish-kryetari i bashkisë Kukës Safet Gjici u arrestua ditën e djeshme nga SPAK, nën akuzë për korrupsion pasiv pas publikimit të video-skandalit.

Por përveç akuzave ndaj Gjicit, SPAK po heton dhe pretendimet e ngritura nga ish-kryebashkiaku, i cili deklaroi se është shantazhuar me videon, në të cilën shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale, e po ashtu duke diskutuar për një tender.

Alma. K, gruaja në videoskandal tregon se në zyrë me Gjicin ka shkuar vetëm dy herë dhe pranoi seks oral me dëshirë, pasi mendonte që partneri e donte. Ajo u ndalua mbrëmjen e së shtunës në Shkodër, teksa ndodhej e vetme në makinë. Sipas burimeve, prej gati një jave, ajo mbahej nën vëzhgim nga agjentë të BKH-së, ndërsa në Shkodër ajo kishte kërkuar edhe banesë me qira. Pas ndalimit, vajza u dërgua në banesën e saj në Durrës.