Emisioni “Zona Zero” i ka kushtuar ditën e sotme një pjesë të veçantë arrestimit bosit famëkeq të mafias Cosa Nostra, Messina Denaro
Mafia nuk është mundur, ka hetime që po zhvillohen, por sigurisht është një gjë e rëndësishme, që nuk do harrohet.
Për të folur për këtë çështje do të flasë Dario de Luca, gazetar i MeridioNews, ish-gjyqtari Pietro Grasso dhe vëllai i Paolo Borsellino, Salvatore Borsellino.
“Konferenca e shtypit po zhvillohet në këtë moment, po flasin karabinierët dhe prokurori. Kanë shpjeguar çfarë ndodhi sot. Gjendja shëndetësore e Matteo Denarios ishte ajo që e bëri kapjen. Ai ndodhej në një klinikë për disa mjekime, sepse ka një tumor. Ai nuk ndodhej si pacient por kishte emër të rremë. Përkonte me identitetin e një personi që jetonte në një provincë. Ai kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale me këtë emër.
Personi me këtë emër nuk ndodhej në klinikë. Ai fshihej pas emrit Angelo Bonafeti. E arrestuan bashkë me shoferin. Ai nuk ishte përzierë më parë në fushën e mafias.
Nuk e dimë nëse ka qëndruar gjithmonë në Itali. Është krijuar dhe një mit, njihej si i padukshëm, diabolik. Janë 30 vjet që fshihej. Është e sigurt që ka pasur mbështetjen e një rrjeti mbrojtjeje. Janë arrestuar mbi 20 persona që bënin pjesë në rrjetin e tij. Por hetimet për rrjetin e tij nuk kane mbaruar. Ai duhet të ketë pasur dhe mbulime të tjera. Ka qenë i mbuluar dhen ga politika dhe nga bota e sipërmarrjes. Por në fund, Matteo Denario u arrestua në Palermo. Kjo gjë u përket gjithë siçilianëve. Është folur shumë për këtë rreth që ngushtohej, dhe ai nuk arrestohej asnjëherë. Kujtojmë babain e tij që ka qenë mafioz dhe ka vdekur në vitin ’98 pa u kapur.
Ato duartrokitje, ato përqafime janë ndjenja më e bukur që ne kemi sot në Itali. Ndihet në gjithë ishullin, në gjithë vendet, një ndjenjë solidariteti ndaj policisë. Mafia sot ka humbur, megjithatë jo plotësisht.
Për këtë duhet të jemi të qentë. Nuk është e sigurt. Pas tij nuk do ketë më një drejtues të Cosa Nostras. U referohemi masakrave të 92-93, ai ishte padrino. Është një Cosa Nostra që nuk ekziston më. Por ai ishte kreu i kupolës së mafias me gjithë lidhjet e tij. Mafia ka marrë një formë gri sot, nuk ka një stukturë që e kishte më parë. Nuk ka një drejtues tamam.
Ai nuk doli me pranga në duar. Kjo është një shenjë që shoqëria ka evoluar. Me arrestimi ne Rinas ka mbaruar mafia që bënte masakra. Nisi mafia që nuk ishte kundër shtetit por depërtonte. Matti Denario nuk ishte tamam kreu i gjithë mafias. Ishte njeri që kishte ndikim por jo siç ka qenë më parë.“– tha ai.
Sot Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo. Ai ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, kur karabinierët zbarkuan dhe mbi 100 policë u përfshinë në arrestimin e tij. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992.
Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë. Denaro mbikëqyri gjithashtu shantazhin, hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës për sindikatat e fuqishme të krimit të organizuar Cosa Nostra.