Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Dushk të Lushnjës, ku si pasojë ka humbur jetën një 70-vjeçar.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur rruga e Rezervuarit. Mjet bujqësor tip Zetor dhe rimorkio me drejtues shtetasin Hekuran Riza Xhelo, i cili ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë rruge dhe duke u përmbysur.
Si pasoje drejtuesi 70-vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje.

