Një aksident ka ndodhur mesditën e së dielës në aksin Shkodër-Velipojë, ku një automjet është përplasur me një kamionçinë.

Siç duket edhe nga pamjet e mësipërme, kamionçina është përmbysur në rrugë, e po ashtu, nga përplasja ka dëme të shumta materiale.

Nga aksidenti është lënduar lehtë pasagjerja, e cila ishte në automjet, ndërsa drejtuesi i automjetit dhe kamionçinës nuk kanë pësuar dëmtime.