3 automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik pasdite ne sotme, në aksin Korçë-Pogradec.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Gurishtë, teksa drejtuesit e automjeteve, janë transportuar në spitalin rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar dhe si pasojë e aksidentit të rëndë një prej mjeteve ka përfunduar në kanal.