Është arrestuar autori i aksidnetit tragjik me një viktimë dhe katër të plagosur, i ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Mamurras–Laç.
Sipas informacioneve, ai është një 20-vjeçar, i cili duke drejtuar makinën e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. Gj., 56 vjeç. Ky i fundit ka humbur jetën ndërsa janë plagosur shtetasit P. Gj., 75 vjeç, M. Gj., 70 vjeçe dhe V. Gj., 56 vjeçe, të cilët ishin pasagjerë në automjeti ne viktimës.
20-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. P., 20 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Rreth orës 23:30, të datës 19.05.2026, në aksin rrugor Thumanë–Laç, automjeti që drejtonte 20-vjeçari është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. Gj., 56 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi N. Gj. ka humbur jetën, ndërsa janë dëmtuar shtetasit P. Gj., 75 vjeç, M. Gj., 70 vjeçe dhe V. Gj., 56 vjeçe, pasagjerë në automjetin tjetër, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

