Janë identifikuar 4 viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Maqedoninë e Veriut.

Sipas autoriteteve vendase, mes viktimave kanë qenë edhe dy familjarë, babë e bir. Viktimat janë identifikuar si R.V. 51 vjeç dhe bashkëudhëtari A.V. 20 vjeç, të dy me mbiemrin Velkov. Bashkë me ta humbën jetën edhe dy të rinj të tjerë, P.M.  20 vjeç dhe M.GJ. 20 vjeç.

Makina “BMW” me të cilën 4 viktimat lëvizinin u përplas me një kamion me targa të Kosovës në rrugën Radishan-Prishtinë-Mirkovcë. Si pasojë e përplasjes, makina shpërtheu në flakë, duke bërë që 4 personat të digjeshin brenda mjetit.