Efektivja e policisë së Elbasanit Anisa Kostani është përfshirë në një aksident me makinë mbrëmjen e djeshme.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në afërsi të kopshtit botanik, teksa efektivja ishte pasagjere në një makinë që drejtohej nga Kristofor Duka, i cili ishte pa patente.
Mësohet se ata u përplasën fillimisht me një tjetër automjet, e më pas me trafikndarësen. Kostani dhe Duka u dërguan në Spitalin e Traumës e tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Anisa Kostani, në gusht të 2022 u pezullua nga detyra pasi përdori gjuhë fyese ndaj gazetarëve dhe medias në rrjetet sociale. Ajo u rikthye detyrë në Elbasan, pas 1 muaj pezullimi.