Forcat e Komisariatit të Policisë Krujë, të mbështetura edhe nga efektivë nga Tirana, kanë nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm një operacion të gjerë kundër kultivimit të lëndëve narkotike në territorin e rrethit të Krujës.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se, kontrollet janë përqendruar në disa prej zonave që ndër vite janë konsideruar problematike për kultivimin e kanabisit, si Malësia e Krujës, Nikla dhe Thumana.

Efektivët po ushtrojnë kontrolle në zona të ndryshme të territorit, ndërsa operacioni vijon ende dhe pritet që në vijim të ketë informacion nga policia.