I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë analisti i njohur, Arjan Curri. Ai ka komentuar protestën që po zhvillohet në Tiranë kundër projektit të Zvërnecit. Por jo vetëm kaq, pasi analisti ka folur edhe në lidhje me qëndrimin që mban kryeministri i vendit, Edi Rama.

Gjatë kësaj interviste, analisti nuk i ka kursyer edhe disa kritika lidhur me protestuesit.

“Humbin fëmijë çdo ditë. Kur nëna e ka mendjen që të bëjë video selfie, të ikën fëmija nga duart. Si mund të të humbasë fëmija aty?”, tha Curri.

Pjesë nga intervista:

Sharka: Po ka shumë njerëz…

Curri: Mbaje në krahë, kape për dore.

Sharka: Po moment është ai.

Curri: Po nuk mund të ndodhë çdo ditë, pra.

Sharka: Kanë humbur dy fëmijë deri tani. Sigurisht që u gjetën.

Curri: Dy që dimë ne. U gjetën sepse ata ulen të gjithë në tokë, por ideja është që pse të humbin. Në momentin që ty të humb fëmija se e ke mendjen për të bërë video selfie… Unë kam parë nëna në rrugë me karrocë dhe flasin me video selfie, i them që mbaje karrocën se të iku. Por kjo është histori tjetër.

Sharka: Ti ke kaluar aty afër protestës?

Curri: Po sigurisht, si mund ta komentoj unë protestën pa e parë. Ngjitem te Piramida në majë dhe aty duket gjithçka, merr gjithë frymën aty. Por unë tani do ndërroj vendndodhjen se tani që e thashë… Dhe ana më e sëmurë e protestës, është politizimi i fëmijëve.

Sharka: A të duket ty normale që një fëmijë 5 vjeç të thotë “Rama ik”, “Rama në burg”? Si mund të flasë një fëmijë për burgun?

Curri: Pashë një video, kishin vënë nja 10 fëmijë në hyrjen e kryeministrisë dhe prindërit që bërtisnin “më fort, Rama ik”. Dhe disa fëmijë edhe qajnë aty, se imagjino çfarë traume emocionale merr një fëmijë para qindra vetëve për t’u pëlqyer të tjerëve dhe prindërve.