Shkrime anti-shqiptare dhe gjuhë e urrejtjes janë shfaqur sërish në Maqedoninë e Veriut.

Në një fotografi që qarkullon në rrjetet sociale, shihet se në qendrën sportive “Forca” në Shkup, është shkruar thirrja anti-shqiptare “As në tokë, as në qiell, vend për shqiptarë nuk ka”. Fotografia me këtë mbishkrim është shpërndarë edhe nga disa eksponentë politikë, ndërsa kërkohet llogari nga institucionet kompetente. Deri në këtë moment nuk ka asnjë reagim nga organet e RMV-së.

Kohës së fundit janë shtuar thirrjet anti-shqiptare, teksa studentët shqiptarë kërkojnë që të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe duke organizuar edhe protesta për këtë. Më herët në një sallë sportive nga tifozeritë maqedonase u dëgjuan thirrje në korr kundër shqiptarëve.