Një zëdhënës i kampit të muxhahedinëve në Durrës ka dhënë ditën e sotme një deklaratë për mediat, teksa ka treguar për situatën brenda kampit dhe kontrollit që SPAK ka kryer ditën e sotme.

Zëdhënësi ende i paidentifikuar është shprehur se brenda kampit nuk ka asnjë person të rrezikshëm ndërkohë që një është vrarë dhe të tjerë janë plagosur.

“Jemi muaxhahedinë nuk jemi kriminelë dhe terroristë. Policia në mëngjes u fut brenda pa asnjë lajmërim. Çfarë kemi bërë ne, çfarë kërkojnë ata në kampin tonë?

Ne u arratisëm nga vendi jonë prej luftës dhe kemi ardhur këtu.

Ata përdorin gaz, vetëm një muxhahendin i vrarë, të tjerët janë të plagosur.

Disa vëllezër dhe motra janë të arrestuar. U futën në furgonin e policisë në Durrës.

Nuk ka asnjë person të rrezikshëm brenda kampit, s’kemi asnjë lidhje me sulmet kibernetike.”- tha zëdhënësit.