Drejtor i Drejtorisë së Policisë Vendore Lezhë, Arben Nasufi ka reaguar në lidhje me atentatin e ndodhur pak më parë në Lezhë, ku humbën jetën dy persona.

Sipas Nasufit, policia ka marrë një telefonatë ku raportohej për të shtëna me armë në Balldre. Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët gjetën mjetin të goditur me breshëri plumbash, e brenda tij trupat Kreshnik Mujecit dhe bashkëshortes së tij.

“Në sallën operative të drejtorisë vendore të policisë Lezhë ka mbërritur një informacion për të shtëna me armë në Balldre. Menjëherë shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje. Është konstatuar që mjeti është goditur me breshëri armësh në lëvizje. Mjekët kanë konfirmuar për dy humbje jetësh, një burrë dhe një grua. Lajmi është shumë i rëndë”, u shpreh Nasufi./ Top Channel