Avokati Spartak Ngjela parashikon një rritje të ndikimit të Lulzim Bashës në skenën politike, pas vendimit të këtij të fundit për të përjashtuar Sali Berishën nga PD.
Sipas avokatit SHBA nuk ka besim tek PS, por e ka mbështetur Edi Ramën, si e keqja më e vogël për shkak të Sali Berishës.
Ngjela tha në emisionin “Breaking” në Top News, se Basha ka bërë lëvizje të madhe dhe do të fuqizohet.
“Basha e ka kuptuar se me këtë goditje ndaj Berishës, ndihmon karrierën e tij. Ai që do paguajë më shumë, është Edi Rama. Nuk ka shumë besim Amerika tek PS, por e kanë mbajtur sit ë keqen më të vogël.
Ishte Berisha, SHBA nuk besonte tek Berisha. Berisha ka qenë kundër frymës amerikane. Kemi një risi. Risia është Basha. Tani do shohim si do të luajë, por ka bërë lëvizje të madhe”, tha Ngjela./Gazeta SHQIP