Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka lënë mënjanë për pak orë politikën, duke iu përkushtuar familjes.
Berisha është shfaqur në një dasmë në Tropojë, vendlindjen e tij, bashkë me familjen. Në një video të postuar në rrjetet sociale, ish-kryeministri shihet i ulur në tavolinë, i rrethuar nga të afërm, teksa bashkëshortja e tij Liri Berisha ndodhet në pistën e kërcimit, ashtu si edhe djali Shkëlzeni me bashkëshorten Armina Mevlani.
Këta të fundit kërcejnë nën ritmet e një kënge e valleje të njohur tropojane ku nuk mungon përshëndetja me emra.