Administrata e bashkisë Klos ka bojkotuar punën në shenjë proteste për propozimin e PS për hartën e re territoriale. Sipas hartës, bashkia e Klosit do të shkrihet me atë të Matit. Në hartën e propozuar nga socialistët, qarku Dibër rezulton me 3 bashki: Dibër, Bulqizë e Mat, 7 qytete dhe 35 njësi administrative.

Protesta janë njoftuar edhe në Belsh e Prrenjas, edhe këto dy bashki që me propozimin e mazhorancës pritet të shkrihen. Ndërsa, ditën e djeshme u zhvilluan protesta në Poliçan, ku qytetarët socialiste dogjën teserat, ndërsa kreu i PS në këtë qytet dha dorëheqjen para protestuesve. Po ashtu, anëtarët e PS-së në Poliçan kanë djegur në shesh edhe teserat e partisë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj politikave të ndjekura nga qeveria.