Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci ka vlerësuar punën e bërë nga gazetarët e Top Channel përmes investigimeve çështjen e inceneratorëve, mega-aferë për të cilën akuzohet si i përfshirë ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj.

“Presioni publik për rastin Top Channel u rrit për rastin e fundit.

Edhe për mediet presioni filloi me të gjitha format. Top Media në përgjithësi ka dhënë shumë lajme dhe shumë informacione për rastin Arben Ahmetaj.

Edhe vetë SPAK-u ka kërkuar informacione, indicie, nga Top Media për rastin e Ahmetaj”- tha Beci./ Top Channel