Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur ditën e sotme për kandidatin që “Rithemelimi” do të zgjedhë për të garuar në zgjedhjet e pjesshme të bashkisë Kukës.
Teksa ka folur në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha përjashtoi çdo mundësi bashkëpunimi me Lulzim Bashën për zgjedhjet, e po ashtu edhe mundësinë për të dalë me një kandidat të vetëm
“Me Lulzim Bravën ka aleancë aq sa mund të ketë me Taulant Ballën. Demokratët duhet të bashkohen por Lul Brava e Ali Basha janë pengje mjerane të keqpërdorura nga Edi Rama”- tha Berisha.