Pas ngjarjes horror të ditës së sotme ku një foshnje e pajetë u gjet tek koshi i mbeturinave në lagjen “Ali Demi’’ në Tiranë, ka dhënë dëshminë në polici nëna 32-vjeçare.


Nëna nga Gjirokastra ka deklaruar se e ka lindur foshnjen në muajin e 7-të të shtatzënizë të vdekur, shkruan BalkanWeb. 


Sipsa dëshmisë, lihet të kuptohet se foshnja ka lindur e vdekur dhe është braktisur trupi i pajetë në koshin e mbeturinave prapa markatës  tek Ali Demi.


Më herët u tha se foshnja i pajetë, i seksit mashkull u braktis nga e ëma sepse nuk kishte para për agjensitë funerale dhe e hodhi në kazan.


Foshnja ishte futur në një kuti kartoni dhe ishte lënë pranë koshit të mbeturinave.