
Analisati Spartak Ngjela ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News me moderatore Elisa gjernain, për të folur për zhvillimet e fundit politike në vend.
I pyetur në lidhje me emrat të cilët do të garojnë në primaret e Partisë Demokratike, për të dalë si kandidat për bashkinë e Tiranës, Ngjela tha se asnjë nga kandidatët nuk mund të fitojë përballë Erion Veliajt, për shkak se ai është tashmë në emër i njohur për qytetarët.
“Asnjë nga kandidatët nuk bën. Në Tiranë këta nuk kanë gjë. Nuk fitojnë dot përballë PS-së. Është i njohur ky që është sot, këta duhet të bien, të ngrihen pastaj të quhen. Ai duhet të tregojë me emra se cilat bashki do i marrë. Atëherë ke politikë konkrete, por nëse nuk i merr duhet të japë dorëheqjen.”- tha Ngjela.


