Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se kanë rezultuar 136 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë. U raportua se 6 persona humbën jetën ndërsa 136 të tjerë rezultuan pozitivë.


Duket se pavarësisht paralajmërimeve për të patur kujdes qytetarët vijojnë të organizojnë dasma dhe të marrin pjesë në ceremoni mortore duke u bërë kështu burim infektimi dhe shkak për shifra edhe më të larta pacientësh


Njoftuam më herët se 8 persona në Patos ishin dasmorë të cilët u infektuan gjatë festës ndërsa qindra presin rezultatin.


Po ashtu bëhet e ditur se në Fier 4 persona janë infektuar pasi morën pjesë në një ceremoni mortore.