Personi që shihno në foto është 51-vjeçari Andrea Kalemi, i cili mbeti i plagosur pak pas mesnatës së djeshme në ishullin grek Paksos.

Teksa 51-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi iu bë atentat me armë zjarri, policia greke vijon operacionin nga deti dhe toka për kapjen e autorit.

Mësohet se po kontrollohen të gjitha mjetet lundruese që dalin nga ishulli Paxos me drejtim Prevezen, Igumenicën dhe Korfuzin. Autori i maskuar mësohet se ka qëlluar 10 herë mbi Kalemin, ndërsa ka dyshime se shqiptari kishte mbërritur direkt nga Italia për të kryer krimin.

Ndërkohë, Kalemi, është transportuar i plagosur me skaf nga Paxos në limanin Arila, Perdika dhe më pas me autoambulancë drejt Janinës.