
Ditën e djeshme humbi jetën një 55-vjeçar shqiptar pas një aksident tragjik në Itali.
Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën rreth orës 14:30 në Via Iseo, teksa mësohet se viktimë ka mbetur Rasim Muka.
Ky i fundit ishte kthyer së fundmi në Itali pas një udhëtimi në vendin e origjinës.
Bëhet e ditur se në momentin e aksidentit, Rasimi ka qenë në makinën që drejtohej nga vëllai i tij, 60 vjeç i cili ka marrë lëndime të lehta.
61-vjeçari që drejtonte furgonin që u përplas me makinën ku ishte Rasimi, nuk pësoi lëndime.
