Detaje të reja janë zbardhur për ngjarjen e rëndë që ndodhi paraditen e sotme në Vlorë, ku mbeti i vrarë 55-vjeçari me profesion inxhinier, Armando Meshau.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se autori i ngjarjes së rëndë është Rei Meta, i cili u arrestua nga policia disa orë pasi goditi viktimën dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Meta është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta (Seiti).
Autori është zënë me viktimën për ccështje pronësie, teksa ishin Brenda një qendre interneti, në lagjen “Hajro Ccakërri”, të Vlorës.
Kujtojmë se 55-vjeçari ka humbur jetën në vend, pasi ka marrë dy goditje. Autori nuk ka pasur si qëllim ta vriste, thjesht ka nisur si një konflikt që ka përfunduar në dhunë”.