Personi që shihni në foto është Armando Menshani, 55-vjeçari nga Vlora, i cili humbi jetën si pasojë e një sherri.

Ai është konfliktuar fizikisht me një person tjetër brenda ambienteve të një kancelarie, pranë Gjykatës së Vlorës, ndërsa goditjet që ka marrë, kanë rezultuar fatale.

Jo-zyrtarisht thuhet se shkak i sherrit mes tyre janë motivet e pronësisë. Policia ka identifikuar dhe po punon për kapjen e personit të dyshuar të krimit.