Detaje  të reja janë zbardhur ditën e sotme nga plagosja e ndodhur një natë më parë në Tapizë.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se ngjarja ka ndodhur teksa autori ishte nën efektin e alkoolit.

Nga ana tjetër sipas njoftimit të policisë mësohet se se autori, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka plagosur fillimisht shokun dhe më pas vete.

Policia bën me dije gjithashtu se pas ngjarjes është vënë në pranga autori, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plot të ngjarjes.