Identifikohen dy viktimat e aksidentit të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë – Shkodër.

Aksidenti u shënua rreth orës 05:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit” në Tale të Lezhës.  Viktimat janë Prend Marku, 56, Martin Gjoka, 54 vjeç shoferi.

Shtetasi Prend Marku banues në Tale, Lezhë, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka goditur nga pas karrelin e një mjeti bujqësor zetor.

Nga përplasja e fortë kanë humbur jetën në vend, shoferi dhe pasagjeri i Fiat-it.

Pas goditjes, drejtuesi i zetorit, Ardian Tomaj nga fshati Gocaj, ka humbur kontrollin duke e nxjerrë mjetin nga rruga e për pasojë ai ka marrë disa lëndime dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën në spitalin e Lezhës.

Paraprakisht, shkak i këtij aksidenti tragjik dyshohet të jetë bërë shpejtësia dhe përgjumja e shoferit të Fiat-it.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 05:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit”, shtetasi P. M. banues në Tale, Lezhë, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka goditur nga pas karrelin e një mjeti bujqësor zetor i drejtuar nga shtetasi A. T. banues në Gocaj, Lezhë.

Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Fiat” shtetasi P. M. 56 vjeç si dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi M. Gj. 54 vjeç.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.