Nga dekoret në rrugën drejt kyeministrisë, autobusët e stampuar me flamurin amerikan, deri të përzgjedhja e muzikës që do të shoqëronte ceremoninë, pritja e ish-Presidentit të SHBA-së, Bill Clinton është përgatitur në detaje. 

Në bulevardin para kryeministrisë, për rreth një orë në sfond është dëgjuar një nga këngët e Van Morrison ‘Moondance’, këngëtari në top listën e preferuar të ish-presidentit Clinton.

Sheshi para Kryeministrisë është mbushur me qytetarë të cilët presin të dëgjojnë fjalimin që do të mbajë ish-presidenti i SHBA-së.