Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e djehsme në Sarandë, ku një 52-vjeçar u dhunua brutalisht nga dy persona.
Autorët janë një 37-vjeçar, me precedentë të mëparshme kriminale dhe nipi i tij, një 29-vjeçar. Për motive të dobta, ata e kanë goditur me grushte, shkelma dhe sende të forta 52-vjeçarin në vendin e quajtur “Rruga për në Heremec”, në lagjen nr. 3 të Sarandës. Policia ka arritur të arrestojë 37-vjeëarin, teksa vijon puna për kapjen e autorit tjetër.
Nuk dihen edne motivet e ngjajres së rëndë, për të cilën hetimet vijojnë.
Njoftimi i policisë:
Plagosën rëndë një 52-vjeçar në Sarandë, lokalizohet dhe arrestohet njëri nga autorët, vijon kërkimi për tjetrin. Falë veprimeve të shpejta të Specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u lokalizua në një banesë në fshatin Lukovë, ku po fshihej, dhe u arrestua shtetasi D. M., 37 vjeç, me precedent kriminal në krimet ndaj personit. Ndërkohë, vijon kërkimi për kapjen e shtetasit M. M., 29 vjeç.
Dy autorët, xhaxha dhe nip, dyshohen se më datë 21.02.2025, rreth orës 16:10, në vendin e quajtur “Rruga për në Heremec”, në lagjen nr. 3, Sarandë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, shkelma dhe sende të forta shtetasin S. Ç., 52 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 29-vjeçarit të shpallur në kërkim si bashkëautor. Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.



