Ka nisur në Sheshin Skënderbej dita e 9 e protestës së qytetarëve kundër projektit në Zvërnec.

Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët janë grumbulluar në shesh për ta vazhduar tubimin e tyre duke marshuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Siç raporton gazetarja e Top Channel Kristi Gongo, thirrja e protestuesve për ditën e tyre të 9 në shesh është “Shqipëria e re”.

Një nga pankarta udhëheqëse të marshimit nga një grup studentësh është: “Nuk i ke larë akoma hesapet me studentët”, ndërsa qytetarët po shpërndajnë edhe pankarta ku shkruhet: “Jep dorëheqjen.”