Tomor Alizoti, drejtuesi i PD në qarkun e Elbasanit, paralajmëroi nga Librazhdi duke thënë se “do t’ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët.”
Më tej ai vazhdoi duke u thënë socialistëve që të mos guxojnë që të shkojnë natën në shtëpitë e qytetarëve. Sakaq u ndal te kreu i PD-së, Sali Berisha duke thënë “doktor jepi, se ty të kanë shumë frikë”.
“Juve do ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët, nëse vendosni mina s’do ju ndahemi kudo ku jeni. Ju që doni të shkatërroni Shqipërinë, ju analfabetë, ju maskarenj, do ju hamë të gjallë. Mos guxoni t’iu shkoni njerëzve nëpër shtëpi natën, mos guxoni të fusni duart ditën e zgjedhjeve. Doktor, jepi se ty të kanë më shumë frikë”, tha ai.



